Cilat jane sherbimet kryesore qe ofron Shoqata per anetaret e saj ?
Qellimi i ketyre aktiviteteve do te jete kryesisht mbrojta e interesave te anetareve si dhe permiresimi i mjedisit te punes se tyre .
- Negocimi per paketen fiskale te biznesit ;
- Subvencionime apo programe mbeshtetes ne fushen e mjedisit nga ana e qeverise per bizneset shqiptare te riciklimit ;
- Zbatimi i legjislacionit ekzistues , krijimi i legjislacionit te ri si dhe zbatimi i kontrollit te ambientit dhe standarteve te miratuara ne fushen e mjedisit ;
- Mbeshtetja e shoqates nga institucionet publike ne vend ;
- Mbeshtetja dhe perkrahja e shoqates nga organizma nderkombetar te lidhura me fushen ;
2 – Sherbime Informacioni
Megjithe rezultatet e arritura nga bizneset e fushes , ka ende vend per shkembim informacioni si dhe ka ende biznese te cilave ju duhet te permiresojne kushtet e punes dhe te informohen mbi standartet ekzistuse dhe te reja .
- Informacion mbi tregun kombetar ;
- Informacion mbi tregun rajonal;
- Informacion mbi tregun nderkombetar dhe tendencat e tij ;
- Informacione te ndryshme sipas kerkeses se bizneseve
Shoqata ARA planifikon te gjeje dhe te perdore ekspertet me te mire vendas dhe te huaj per dhenien e sherbimeve teknike per anetaret e saj si dhe per bizneset jo anetare . Disa nga sherbimet teknike te cilat shoqata duhet te ofroje jane :
- Sherbim rigoroz i programeve te qeverise ne fushen e mjedisit ;
- Njohje dhe zbatim me teknikat dhe sistemet e ndryshme te riciklimit ;
- Produkte te reja ne fushe ;
- Permiresime te teknologjise se prodhimit ;
- Standartizimi dhe standarte te reja te produkteve ;
- Ndihmese ne projekt idene , hartim projekti dhe zbatim projekti te linjave te ndryshme te riciklimit ;
- Asistence ne gjetjen dhe vleresimin e ofertave per pajisje , makineri dhe linja te ndryshme perpunimi .
4 – Sherbime Trainimi
Shoqata ARA ka planifikuar te organizoje trainime per anetaret e saj . Keto trainime do te kryhen ne baze te nevojave te anetareve .
Gjate muajve te pare te ekzistences se saj ARA e mbeshtetur nga IFC ka organizuar 2 module trainimesh per anetaret e saj ne lidhje me :
– Aftesite per te negociuar dhe teknikat e shitjes
– Njohuri ne pershkrimin e punes .