Objektivat Strategjike
Objektivat kryesore jane :
- Forcimi dhe fuqizimi i Shoqates , ne menyre qe te jete e afte te perballoje detyrat dhe sfidat e kohes .
- Perkujdesje per te krijuar nje ambjent te ndeshem biznesi , te mbroje dhe promovoje interesat e industrise se riciklimit.
- Krijimi i mundesive per njohjen dhe aplikimin ne vend te arritjeve dhe teknologjive te perparuara ne fushen e riciklimit dhe mbrojtjes se ambientit .
- Promovimi i Shoqates si edhe i punes se anetareve te saj .
Fushat kryesore te veprimtarise :
- Pjesemarrje ne hartimin dhe permiresimin e legjislacionit ne fushen e riciklimit per probleme teknike , ekonomike , financiare dhe organizative .
- Njohja dhe instruktimi i anetareve me legjislacionin e miratuar .
- Terheqja e mendimit te specialisteve per probleme te industrise se riciklimit .
- Pjesemarrje ne organet e vendimarrjes , per miratimin e studimeve dhe projekteve te riciklimit dhe ambientit , dhe per probleme te tjera kombetare etj
- Reagimi ndaj barrierave administrative ne interpretimin dhe zbatimin jo te drejte te ligjeve , qe cenojne padrejtesisht interesat e anetareve te Shoqates .
- Hartimi i marreveshjeve te bashkepunimit ne mbeshtetje te ligjeve ne fuqi , me institucione qendrore dhe vendore per saktesimin dhe disiplinimin e marredhenieve midis paleve .
- Marredhenie me Shoqatat simotra te vendit dhe te huaja , bashkepunimi i programuar me to per shkembimin e pervojes .
- Promovimi i figurave te shquara ne fushen e riciklimit dhe ambientit , organizimi i aktiviteteve jubilare per nder te tyre .
- Organizimi dhe festimi i “Dites se Ricikluesve ” te dielen e pare te muajit Maj cdo vit ne te gjithe vendin ne nderim te punes se tyre .
- Ne bashkepunim me Institucione qendrore organizon komisione , kurse e shkolla per pergatitjen dhe licensimin e specialisteve te kualifikuar te fushes duke aktivizuar personelin inxhiniero- teknik te kompanive antare te Shoqates .
MISIONI
Misioni i shoqates eshte zhvillimi i industrise se riciklimit dhe mbrojta e ambjentit nepermjet perfaqesimit , promovimit dhe mbrojtjes se interesave te anetareve te saj .
VIZIONI
Te behet partner i kompanive te riciklimit per zhvillimin e tyre dhe te kontribuoje ne ndertimin e nje Shqiperie moderne. .
Misioni dhe vizioni jane horizontet dhe objektivat drejt te cilave Shoqata e Ricikluesve te Shqiperise udhehiqet ne te gjithe veprimtarine e saj gje e cila pasqyrohet ne programin e saj .